Bota

AA filmon nga ajri civilët që arritën të largohen nga qyteti sirian Deir Hafir, i pushtuar nga YPG/SDF

Civilët që arritën në pikat e sigurta nën kontrollin e qeverisë u pritën nga ekipet e ushtrisë siriane dhe Mbrojtjes Civile

Turgut Alp Boyraz  | 16.01.2026 - Përdıtësım : 16.01.2026
AA filmon nga ajri civilët që arritën të largohen nga qyteti sirian Deir Hafir, i pushtuar nga YPG/SDF Foto: Izz Aldien Alqasem/AA

Halep

Pavarësisht pengesave të krijuara nga organizata terroriste YPG/SDF në Siri, qindra familje arritën të largoheshin nga Deir Hafir nëpërmjet shtigjeve të këmbësorëve dhe arave, raporton Anadolu.

Civilët që arritën në pikat e sigurta nën kontrollin e qeverisë u pritën nga ekipet e ushtrisë siriane dhe Mbrojtjes Civile. Ekipet regjistruan personat që mbërritën dhe ofruan ndihmë humanitare.

Ekipi i AA-së filmoi nga ajri civilët dhe automjetet e tyre që mbërritën në zonat e sigurta. U vërejt se shumica e atyre që mbërritën janë gra dhe fëmijë.

Zyrtarët e Mbrojtjes Civile deklaruan për AA-në se qindra familje janë larguar dje dhe sot nga zona.

Qeveria siriane njoftoi se korridori humanitar do të hapet përsëri sot midis orës 09:00 dhe 17:00, duke zgjatur orarin e tij të funksionimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın