Bota

AA filmon mjetet ushtarake që Azerbajxhani ka sekuestruar nga ushtria e Armenisë

Anadolu Agency (AA) ka filmuar një pjesë të mjeteve ushtarake të Armenisë që janë sekuestruar nga ushtria e Azerbajxhanit

İdiris Okuduci  | 21.10.2020 - Përdıtësım : 21.10.2020
AA filmon mjetet ushtarake që Azerbajxhani ka sekuestruar nga ushtria e Armenisë Foto: Onur Çoban / AA

Yevlakh

Anadolu Agency (AA) ka filmuar një pjesë të mjeteve ushtarake të Armenisë që janë sekuestruar nga ushtria e Azerbajxhanit.

Mjetet që janë prodhim rus për transportimin e mallrave dhe personelit të ushtrisë së Armenisë janë vendosur në një bazë ushtarake në qytetin Yevlakh të Azerbajxhanit.

Sipas informacioneve të dhëna nga një zyrtar ushatarak në ushtrinë e Azerbajxhanit i cili dëshiron të mbetet anonim duke folur për AA-në tha se automjetet ushtarake janë konfiksuar në fshatin Talish të rajonit Sugovushan i cili ndodhej nën pushtimin e Armenisë.

"Gjatë operacionit ushtarët armenë kanë lënë pas shumë mjete dhe municione", njoftoi zyrtari i cili shtoi se automjetet e sjella në bazë janë vetëm një pjesë nga mjetet e konfiskuara.

Në mesin e mjeteve të konfiskuara gjatë operacionit ka edhe dokumente, uniforma, çizme, kasketa dhe produkte personale të ushtarëve armenë.

Presidenti i Azerbajxhanit, İlhan Aliyev më 3 tetor njoftoi çlirimin e rajonit Sugovushan i cili nodhej në pushtimin e Armenisë që nga viti 1994.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.