Bota

AA filmon fabrikën Lafarge në Siri, që i përket kompanisë franceze të akuzuar për bashkëpunim me ISIS-in

Sipas dokumenteve të rrjedhura, Lafarge akuzohet për bashkëpunim me organizatën terroriste ISIS gjatë periudhës kur ISIS kontrollonte rajonin, me dijeninë e inteligjencës franceze

Enes Canlı, Ömer Koparan  | 27.01.2026 - Përdıtësım : 27.01.2026
AA filmon fabrikën Lafarge në Siri, që i përket kompanisë franceze të akuzuar për bashkëpunim me ISIS-in Foto: Bakr Al Kasem / AA

Ayn Isa

Një ekip i Agjencisë Anadolu (AA) fotografoi fabrikën e çimentos së kompanisë franceze Lafarge, e akuzuar për bashkëpunim me organizatën terroriste ISIS (DEASH), në zonën rurale të qytezës Ayn al-Arab (Kobani) të provincës Halep në Siri.

Pas çlirimit nga ushtria siriane të shumë zonave në verilindje të vendit nga organizata terroriste YPG, ekuilibri i fuqisë në terren ka ndryshuar. Qeveria siriane hapi një korridor humanitar përmes vendbanimit Ayn Issa për të ofruar ndihmë humanitare në Ayn al-Arab, i cili ishte nën pushtimin e YPG-së.

Fabrika e çimentos që i përket kompanisë franceze Lafarge ndodhet pranë këtij korridori humanitar.

Sipas dokumenteve të rrjedhura, Lafarge akuzohet për bashkëpunim me organizatën terroriste ISIS gjatë periudhës kur ISIS kontrollonte rajonin, me dijeninë e inteligjencës franceze. Raportohet se inteligjenca franceze mbeti indiferente ndaj bashkëpunimit të Lafarge gjatë kësaj periudhe.

Lafarge u urdhërua të paguante afërsisht 778 milionë dollarë kompensim në vitin 2022 si pjesë e një padie në SHBA për kryerjen e marrëdhënieve tregtare me ISIS-in. Megjithatë, një gjyq kundër kompanisë dhe tetë drejtuesve të saj, të akuzuar për "krime kundër njerëzimit", është ende duke vazhduar në Francë. Gjykata franceze pritet të shpallë vendimin e saj për këtë çështje në prill 2026.


- AA kishte publikuar dokumente që vërtetonin se Lafarge financoi ISIS-in

Më 7 shtator 2021, AA publikoi dokumente që zbulonin se Lafarge me dijeninë e inteligjencës franceze financoi organizatën terroriste ISIS. Këto dokumente shkaktuan pasoja të gjera në sferën publike ndërkombëtare.

Si pjesë e hetimit të nisur në qershor 2017, disa drejtues të lartë, përfshirë kryetarin e Lafarge-s, Bruno Lafont u akuzuan për "financim të terrorizmit".

Tre gjyqtarët hetues përgjegjës për hetimin vendosën më 16 tetor 2024 që Grupi Lafarge dhe katër nga ish-drejtuesit e tij do të dilnin në gjyq me akuzat për financim të një organizate terroriste dhe shkelje të embargos së Bashkimit Evropian që ndalon të gjitha marrëdhëniet financiare dhe tregtare me organizatat terroriste, përfshirë ISIS-in.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın