Bota

AA dhe YTB do të organizojnë trajnim për përfaqësues të mediave nga Azia Jugore

Programi do të zhvillohet mes 15-28 mars në Stamboll në gjuhën angleze, ndërsa synon të ofrojë zhvillim të kapacitetit në fushën e medias për përfaqësues të mediave në shtetet e Azisë Jugore

Muhammet Nusret Altun  | 04.02.2020 - Përdıtësım : 05.02.2020
AA dhe YTB do të organizojnë trajnim për përfaqësues të mediave nga Azia Jugore

Ankara

Anadolu Agency (AA) në bashkëpunim me Kryesinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), do të organizojë Programin Trajnues Mediatik për Azinë Jugore, me qëllim të mbështetjes së ndarjes së përvojës mediatike mes Turqisë dhe shteteve të Azisë Jugore.

Programi do të zhvillohet mes 15-28 mars në Stamboll në gjuhën angleze dhe do të jetë pa pagesë, ndërsa synon të ofrojë zhvillim të kapacitetit në fushën e medias për përfaqësues të mediave në shtetet e Azisë Jugore.

Gazetarë nga kuadri me përvojë i AA-së, do të ligjërojnë në lidhje me Rrjetet Sociale dhe Gazetaria Online, Axhenda dhe Burimi në Gazetari, Gazetaria e të dhënave, Gazetaria e Krizave, Teknika të Intervistës, Fotografia dhe Video.

Gjatë programit përveç ligjëratave teorike do të mundësohet edhe praktikë, ndërsa do të vizitohen edhe institucionet relevante që të kuptohet më mirë përvoja e Turqisë në media.

Programi do të zgjasë 2 javë ku përveç seminareve të bazuar në shkëmbim të informacioneve dhe kurseve do të ketë edhe aktivitete kulturore si dhe vizitë nëpër qytete, ku do të mundësohet përforcimi i ndërveprimit kulturor.

Aplikimet do të pranohen nga Bangladeshi, India, Nepali, Pakistani dhe Sri Lanka si dhe anëtarëve të diasporës së këtyre vendeve. Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në program duhet të mbushin formularin në gjuhën angleze në ueb faqen "www.ytb.gov.tr", si dhe të dërgojnë në shtojcë një video të shkurtër ku do të shpjegojnë veten dhe arsyet e aplikimit në program bashkë me një CV të tyre në "asiapacific@ytb.gov.tr" para 13 shkurt 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın