68-vjeçari Haxhi Hasani nga Iraku punon si shpërndarës mallrash, pavarësisht të nxehtit
- Pavarësisht moshës dhe temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, 68-vjeçari Haxhi Hasan Huseini nga qyteti i Mosulit në Irak, vazhdon të sigurojë jetesën si shpërndarës mallrash me biçikletë

Shkup
SHKUP (AA) - Pavarësisht moshës dhe temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, 68-vjeçari Haxhi Hasan Huseini nga qyteti i Mosulit në Irak, vazhdon të sigurojë jetesën si shpërndarës mallrash me biçikletë, raporton Anadolu.
Haxhi Hasani, i cili çdo ditë kalon orë të tëra në rrugët e qytetit duke shpërndarë pako nga dyqanet tek klientët, thotë se për të mosha është vetëm numër.
Ai nuk e lejon as të nxehtin përvëlues të verës, as lodhjen fizike, ta ndalojnë nga puna.
I vendosur në punën e tij, i moshuari që shpërndan pako nga bizneset në qytet te blerësit e tyre, siguron jetesën duke luftuar si motin e nxehtë ashtu edhe lodhjen.