Bota

50 të tjerë të vrarë në sulmet izraelite në Liban, numri total rritet në 1.318

Ministria libaneze theksoi se vetëm në 24 orët e fundit, 50 persona u vranë dhe 185 të tjerë u plagosën

Mohammad Sıo  | 01.04.2026 - Përdıtësım : 01.04.2026
50 të tjerë të vrarë në sulmet izraelite në Liban, numri total rritet në 1.318

Stamboll

Me 50 viktima të tjera, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi është rritur në të paktën 1.318, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve, numri i të plagosurve ka arritur në 3.935 gjatë së njëjtës periudhë.

Ministria theksoi se vetëm në 24 orët e fundit, 50 persona u vranë dhe 185 të tjerë u plagosën.

Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe një ofensivë tokësore në jug të Libanit që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollahu më 2 mars, pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi në nëntor të vitit 2024.

Hezbollahu ka lëshuar breshëri raketash drejt Izraelit që nga fillimi i marsit, duke deklaruar se sulmet janë përgjigje ndaj goditjeve të vazhdueshme izraelite në Liban dhe vrasjes së ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në një sulm ajror të përbashkët SHBA-Izrael më 28 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın