Bota

5 të vdekur pas një tërmeti me magnitudë 6.9 që goditi Filipinet

Një kompleks sportiv u shemb në Cebu gjatë një ndeshje basketbolli. Disa persona u raportuan të vdekur dhe të plagosur

Saadet Gökce  | 30.09.2025 - Përdıtësım : 30.09.2025
5 të vdekur pas një tërmeti me magnitudë 6.9 që goditi Filipinet Foto: Zyra e Guvernatorit të Cebu-së

Stamboll

Të paktën pesë persona janë raportuar të vdekur pas një tërmeti me magnitudë 6.9 që goditi Filipinet, transmeton Anadolu.

Sipas ‘ABS-CBS News’, një kompleks sportiv u shemb në Cebu gjatë një ndeshje basketbolli. Disa persona u raportuan të vdekur dhe të plagosur.

Katër nga viktimat u raportuan se janë nga ekipi që po i përgjigjej shembjes së kompleksit. Kapiteni i policisë, Jan Ace Elcid Layug, tha se një nga viktimat ishte një personel i Byrosë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe tre ishin anëtarë të Rojës Bregdetare Filipinase.

Viktima e pestë ishte një fëmijë që u bllokua në rrënoja në një vend tjetër.

sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit që goditi në orën 13:59 GMT, në një thellësi prej 10 kilometrash, u përcaktua se ndodhi në rajonin verior Cebu.

USGS më vonë e rregulloi magnitudën 7.0 të shkallës Rihter në 6.9.

Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) kishte lëshuar një paralajmërim për cunami, i cili më vonë u hoq.

Kisha e Shën Pjetrit dhe Palit në ishullin Bantayan u raportua se u shemb gjatë tërmetit. Një ndërtesë e zinxhirit të ushqimit të shpejtë gjithashtu u shemb pjesërisht në Bogo në rajonin Cebu.

Mësimet në shkolla u pezulluan për ditën e nesërme në disa pjesë rajonit Cebu, duke përfshirë Lapu-Lapu, Mandaue, Talisay, Minglanilla, Consolacion dhe Liloan.

Viktima u raportuan në komunën San Remigio në Cebu, e cila ka shpallur gjendje katastrofe pas dëmeve të shumta në zonë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın