Bota

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

Pesë anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit janë vrarë në sulmet izraelite që shënjestronin qytetin Khorramabad në Iranin perëndimor

Ikrame Imane Kouachi  | 21.06.2025 - Përdıtësım : 21.06.2025
5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

Ankara

Pesë anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit janë vrarë në sulmet izraelite që shënjestronin qytetin Khorramabad në Iranin perëndimor, transmeton Anadolu.

Siç raportoi agjencia iraniane e lajmeve Mehr, qyteti Khorramabad, respektivisht kryeqyteti i provincës Lorestan, nuk është raportuar më parë si një objektiv kryesor në armiqësitë e vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit.

Më herët, mediat iraniane raportuan se dy persona u vranë dhe katër u plagosën në një sulm izraelit në Qom në Iranin qendror.

Armiqësitë shpërthyen më 13 qershor kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa lokacione në të gjithë Iranin, duke përfshirë objektet ushtarake dhe bërthamore, duke e çuar Teheranin të nisë sulme hakmarrëse.

Që atëherë, autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa iraniane, ndërkohë sipas raportimeve në mediat iraniane, të paktën 639 persona janë vrarë dhe mbi 1.300 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Iran.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.