4 të vdekur në një aksident ajror në Aeroportin e Southendit në Londër
Aeroporti i Southendit njoftoi se për shkak të “incidentit serioz” do të mbetet i mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm

Stamboll
Katër persona kanë humbur jetën në një aksident ajror në Aeroportin e Southendit në Londër, transmeton Anadolu.
Kompania holandeze Zeusch Aviation konfirmoi se fluturimi i saj SUZ1 u përfshi në një aksident në Aeroportin e Southendit në Londër, duke shkaktuar një “top zjarri” siç e përshkruan dëshmitarët.
Aeroplani 12-metërsh dje kishte fluturuar nga Greqia në Kroaci, pastaj vazhdoi për në Southend, me një kthim të planifikuar në Aeroportin Lelystad në Holandë më vonë në mbrëmje.
Aeroporti i Southendit njoftoi se për shkak të “incidentit serioz” do të mbetet i mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.