Bota

2 të vdekur dhe 5 të plagosur nga përmbytjet në qytetin irakian Sulaymaniyah

Ekipet e mbrojtjes civile kanë vazhduar përpjekjet e shpëtimit dhe evakuimit mes paralajmërimeve për reshje të mëtejshme shiu dhe kushte të paqëndrueshme të motit në të gjithë rajonin

Abdulbesar Ademi  | 10.12.2025 - Përdıtësım : 10.12.2025
2 të vdekur dhe 5 të plagosur nga përmbytjet në qytetin irakian Sulaymaniyah Foto: Fariq Faraj Mahmood/AA

Suleymaniyah

Të paktën dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi përmbytje të mëdha përfshinë provincën Sulaymaniyah në rajonin kurd në Irakun verior, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile, raporton agjencia shtetërore e lajmeve INA, njoftoi se viktimat u përfshinë nga përmbytjet në rrethin Chamchamal në Sulaymaniyah.

Drejtoria tha se një mur shkolle u shemb në rrethin Shorash për shkak për shkak të përmbytjeve të forta, duke shkaktuar vdekjen e një buri 70-vjeçar dhe një gruaje 24-vjeçare.

Ekipet e mbrojtjes civile kanë vazhduar përpjekjet e shpëtimit dhe evakuimit mes paralajmërimeve për reshje të mëtejshme shiu dhe kushte të paqëndrueshme të motit në të gjithë rajonin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın