Bota

2 spiunë të dyshuar rusë arrestohen në Gjermani për plane sabotazhi

"Veprimet kishin për qëllim veçanërisht të minonin mbështetjen ushtarake të ofruar nga Gjermania për Ukrainën kundër luftës së agresionit rus", thanë prokurorët

Ayhan Şimşek  | 18.04.2024 - Përdıtësım : 18.04.2024
2 spiunë të dyshuar rusë arrestohen në Gjermani për plane sabotazhi

Berlin

Forcat gjermane të sigurisë kanë arrestuar dy spiunë të dyshuar rusë për planifikim të operacioneve sabotuese brenda vendit, thanë sot autoritetet, transmeton Anadolu.

Të dy të dyshuarit ishin shtetas të dyfishtë gjermano-rusë dhe dyshohet se ishin përfshirë në plane për të sulmuar infrastrukturën ushtarake dhe objekte industriale, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit Federal.

"Veprimet kishin për qëllim veçanërisht të minonin mbështetjen ushtarake të ofruar nga Gjermania për Ukrainën kundër luftës së agresionit rus", thanë prokurorët.

I dyshuari kryesor, Dieter S., kishte mbledhur informacion rreth objektivave të mundshme për sulm, duke përfshirë objektet ushtarake amerikane në Gjermani, thanë hetuesit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın