Bota

18-vjeçari gjerman, autor i sulmit të armatosur në Universitetin e Heidelbergut

Prokuroria në Heidelberg deklaroi se motivi i sulmit do të hetohet në ditët në vijim dhe se është shumë herët të flitet diçka rreth tij

Erbil Başay  | 25.01.2022 - Përdıtësım : 25.01.2022
18-vjeçari gjerman, autor i sulmit të armatosur në Universitetin e Heidelbergut

Berlin

Sulmi i armatosur në kampusin e Universitetit të Heidelbergut, në qytetin gjerman me të njëjtin emër, ku një person mbeti i vrarë, është kryer nga një shtetas gjerman 18-vjeçar, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i policisë së Manheimit, Siegfried Kollmar, në konferencën për shtyp rreth sulmit tha se 18-vjeçari gjerman hyri në amfiteatrin e universitetit ku ishin rreth 30 persona dhe më pas hapi zjarr disa herë.

Duke thënë se në këtë sulm janë plagosur disa persona, Kollmar tha se mes tyre ishte edhe një 23-vjeçare, e cila më pas ka ndërruar jetë në spital.

Kollmar gjithashtu deklaroi se sulmuesi, i cili hyri në amfiteatër me dy pushkë, është gjetur i vdekur para godinës dhe se ka kryer vetëvrasje.

Më tej theksohet se arma që kishte me vete sulmuesi ishte blerë me shumë gjasa jashtë vendit, gjegjësisht se sulmuesi nuk kishte leje për armën që e mbante.

Kollmar ndau informacionet se gjithashtu është bastisur shtëpia e sulmuesit, me banim në Mannheim, dhe se personi përdori shprehjen "njerëzit duhet të ndëshkohen" në një mesazh që i shkroi një personi tjetër në Whatsapp para sulmit. Në çantën që mbante sulmuesi kishte më shumë se 100 plumba.

Andreas Herrgen, nga Prokuroria në Heidelberg, i cili gjithashtu mori fjalën në konferencën për shtyp, tha se motivi i sulmit do të hetohet në ditët në vijim dhe se është shumë herët të flitet diçka rreth tij.

Sulmuesi nuk kishte kryer më parë asnjë krim në Gjermani.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ishte i tmerruar nga incidenti në Universitetin e Heidelbergut, ku një sulmues qëlloi studentët me armë, vrau një student dhe plagosi shumë të tjerë.

Duke u shprehur ngushëllime universitetit, studentëve dhe familjeve të viktimave, Scholz tha se ishte "me zemër të thyer" pas lajmit që mori.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın