17 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në jug të Gazës në ditën e dytë të Bajramit
Në mesin e viktimave gjendeshin 4 anëtarë të një familjeje familje dhe 5 të tjerë të cilët po kërkonin ndihmë humanitare

Ankara
Të paktën 17 palestinezë u vranë herët në mëngjes të shtunën, ditën e dytë të Kurban Bajramit, në sulmet dhe të shtënat izraelite në qytetet jugore të Rripit Gazës, Khan Younis dhe Rafah, sipas burimeve palestineze, transemton Anadolu.
Dymbëdhjetë persona, përfshirë katër anëtarë të një familjeje të vetme, u vranë dhe mbi 40 të tjerë u plagosën në bombardimet izraelite që shënjestruan tendat që strehonin palestinezë të zhvendosur në perëndim të Khan Younisit.
Po ashtu, pesë palestinezë u qëlluan për vdekje nga forcat izraelite pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në perëndim të qytetit Rafah. Disa të tjerë u plagosën.
Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga të shtënat izraelite gjatë përpjekjeve për të siguruar ndihmë humanitare që nga 27 maji është rritur në 115, me më shumë se 580 të plagosur dhe nëntë ende të zhdukur, sipas një vlerësimi nga Anadolu bazuar në burime palestineze.
Vetëm të premten, ditën e parë të Kurban Bajramit, 33 palestinezë u vranë në sulmet ajrore dhe bombardimet izraelite në disa zona të Rripit të Gazës.
Ky është Bajrami i katërt për banorët e Gazës që kur Izraeli nisi luftën gjenocidale në tetor 2023, e cila ka vrarë gati 54.700 palestinezë, ka krijuar kushte urie dhe e ka bërë enklavën të pabanueshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.