120 fluturime të anuluara në Aeroportin e Frankfurtit për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike
Sipas një deklarate të zëdhënësit të aeroportit për shtypin gjerman, 120 nga 1.090 fluturimet e planifikuara sot janë anuluar

Berlin
Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta në Gjermani kanë shkaktuar kufizime në Aeroportin e Frankfurtit, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate të zëdhënësit të aeroportit për shtypin gjerman, 120 nga 1.090 fluturimet e planifikuara sot janë anuluar.
Siç thuhet, anulimet kanë rezultuar për shkak të pastrimit të pistave dhe dukshmërisë së ulët.
Në deklaratën e bërë në faqen e aeroportit thuhet që pasagjerët që kanë të planifikuara udhëtime këshillohen që të konsultohen me kompanitë e tyre ajrore në lidhje me fluturimet dhe të ndajnë kohë shtesë për shkak të kohës së pritjes në aeroport.
Byroja Meteorologjike e Gjermanisë gjithashtu paralajmëroi për ngrica në shumë shtete të vendit.
Dje u anuluan 30 fluturime në Aeroportin e Berlinit për shkak të ngricës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.