Bota

12 vjet më pas, Guta e Sirisë ende mban plagët e sulmit kimik

Sulmi i 21 gushtit të vitit 2013 la mijëra njerëz duke vuajtur nga ekspozimi ndaj sarinit dhe shënoi një pikë kthese në luftën civile të Sirisë

Abdulbesar Ademi  | 20.08.2025 - Përdıtësım : 20.08.2025
12 vjet më pas, Guta e Sirisë ende mban plagët e sulmit kimik Foto: Bakr Al Kasem/AA

Damask

Dymbëdhjetë vjet pasi regjimi i Asadit kreu një sulm kimik në Gutën Lindore, më shumë se 1.400 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, kujtohen si viktima të një prej masakrave më vdekjeprurëse me gaz në historinë moderne, raporton Anadolu.

Sulmi i 21 gushtit të vitit 2013 la mijëra njerëz duke vuajtur nga ekspozimi ndaj sarinit dhe shënoi një pikë kthese në luftën civile të Sirisë.

Banorët e Gutës Lindore përjetuan një rrethim 5-vjeçar përpara se të zhvendoseshin me forcë drejt veriut, me shumë prej tyre që filluan të kthehen vetëm pasi regjimi Baath u rrëzua në dhjetor të vitit 2024.

Nën qeverinë kalimtare të Sirisë të udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa, rajoni është rihapur për misionet humanitare dhe hetimet e krimeve të luftës.

Bashar al-Assad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963. Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga presidenti al-Sharaa u formua në muajin janar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.