Bota

10 të vdekur nga përplasja e helikopterit ushtarak në Kenia, përfshirë edhe shefin e ushtrisë

Sipas policisë, helikopteri ishte një nga tre helikopterët që u ngritën për herë të parë pas një ngjarje në shkollën e mesme të zonës Cheptulel

Andrew Wasike  | 18.04.2024 - Përdıtësım : 18.04.2024
10 të vdekur nga përplasja e helikopterit ushtarak në Kenia, përfshirë edhe shefin e ushtrisë Foto: AA/Arkiv

Nairobi

Një helikopter i Forcave të Mbrojtjes të Kenias (KDF) është rrëzuar në zonën Cheptulel të rajonit të Luginës Rift, duke vrarë të paktën dhjetë persona, përfshirë shefin e ushtrisë, gjeneralin Francis Ogolla, transmeton Anadolu.

Komandanti i rrethit Elgeyo-Marakwet, Peter Mulinge, për gazetarët konfirmoi përplasjen e helikopterit, duke njoftuar se të plagosurit janë transportuar në spitalet aty pranë.

Policia tha se ka nisur hetimi për aksidentin.

Sipas policisë, helikopteri ishte një nga tre helikopterët që u ngritën për herë të parë pas një ngjarje në shkollën e mesme të zonës Cheptulel.

Presidenti i Kenias, William Ruto, shpalli tre ditë zie kombëtare pas aksidentit të helikopterit ushtarak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.