1 alpinist pakistanez humb jetën dhe 3 të tjerë plagosen në një ortek në K2
Një alpinist pakistanez ka humbur jetën dhe tre të tjerë, përfshirë alpinistë të huaj, janë plagosur pasi një ortek goditi vendndodhjen e tyre në K2, malin e dytë më të lartë në botë

Istanbul
Një alpinist pakistanez ka humbur jetën dhe tre të tjerë, përfshirë alpinistë të huaj, janë plagosur pasi një ortek goditi vendndodhjen e tyre në K2, malin e dytë më të lartë në botë, transmeton Anadolu.
Klubi Alpin i Pakistanit konfirmoi se alpinisti vendas Iftikhar Hussain humbi jetën si pasojë e ortekut që goditi Kampin 1, rreth 500 metra mbi kampin bazë.
Trupi i tij u soll në kampin bazë dhe u transportua me helikopter në qytetin Skardu nga njësia e aviacionit të ushtrisë pakistaneze.
Tre alpinistë të tjerë u plagosën, prej të cilëve njëri pësoi lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerët u kthyen shëndoshë e mirë në Kampin Bazë të Avancuar.
Gjeneral major Irfan Arshad shprehu ngushëllime për familjen dhe miqtë e Hussainit dhe komunitetin më të gjerë të alpinizmit.
Mali K2, i vendosur në vargmalin Karakoram të Pakistanit, konsiderohet si një nga majat më të rrezikshme në botë për shkak të motit ekstrem dhe kushteve sfiduese të ngjitjes.