Bota

Të shtëna në Strasburg të Francës, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur

Në qendër të qytetit Strasburg të Francës janë dëgjuar të shtëna me armë, ku si pasojë ka humbur jetën 1 person ndërsa 10 të tjerë janë plagosur

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 11.12.2018 - Përdıtësım : 12.12.2018
 Të shtëna në Strasburg të Francës, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur

Ankara

PARIS (AA) - Në qendër të qytetit Strasburg të Francës janë dëgjuar të shtëna me armë, ku si pasojë ka humbur jetën 1 person ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave franceze të shtënat me armë janë dëgjuar në afërsi të tregut të krishtlindjeve në Place Kleber, një nga sheshet kryesore të qytetit.

Prefektura Bas-Rhin, ka njoftuar se në ngjarje ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Po ashtu prefektura ka bërë të ditur se agresori i cili është identifikuar është larguar dhe se po kërkohet në çdo vend.

Gjithashtu theksohet se forcat e sigurisë kanë rrethuar me perimetrin e sigurisë zonën, si dhe janë ndaluar udhëtimet me tramvaj.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner nëpërmjet rrjetit social ka ndarë informacionin se forcat e sigurisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të ngjarjes ka ndërprerë takimin e tij në pallatin Elysee.

Theksohet se Parlamenti Evropian i cili ka selinë në Strasburg për shkak të sigurisë është marrë nën mbrojtje. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın