Bota

“Presidenti rus nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator”

“Jo. Udhëtimi dhe fjalimi nuk janë planifikuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Rabia İclal Turan  | 08.08.2022 - Përdıtësım : 08.08.2022
“Presidenti rus nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator” Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Kremlini ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, këtë shtator nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Neë York, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jo. Udhëtimi dhe fjalimi nuk janë planifikuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të pyetjes nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Në vend të presidentit Putin, tha Peskov, ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, do të udhëheq delegacionin e zyrtarëve të nivelit të lartë të Moskës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të nis sesionin e saj të 77-të më 13 shtator, duke mbledhur së bashku udhëheqës nga 193 vendet anëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.