Politikë, Bota

“Perëndimi duhet të ndalojë përhapjen e gënjeshtrave të HDP/PKK-së”

Drejtori i komunikimit i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, në Twitter shpërndau pamje nga zyra e Partisë Demokratike të Popujve (HDP), e cila ishte e mbushur me materiale propagandistike të grupit terrorist PKK

Burak Bir  | 25.01.2021 - Përdıtësım : 25.01.2021
“Perëndimi duhet të ndalojë përhapjen e gënjeshtrave të HDP/PKK-së”

Ankara

Drejtori i komunikimit i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, të dielën u bëri thirrje vendeve perëndimore të ndalojnë "përhapjen e gënjeshtrave të HDP/PKK-së", transmeton Anadolu Agency (AA).

Altun në Twitter shpërndau pamje nga zyra e Partisë Demokratike të Popujve (HDP), e cila ishte e mbushur me materiale propagandistike të grupit terrorist PKK.

"Kjo ofron një provë të re të lidhjeve të HDP-së me PKK-në, një organizatë e caktuar terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian", tha Altun, duke iu referuar pamjeve, të cilat u morën gjatë një operacioni natën e kaluar në Stamboll.

Duke kujtuar se grupi terrorist YPG/PKK është përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë, ai tha se organizata terroriste gjithashtu kreu sulme vetëvrasëse dhe liroi mijëra terroristë të DEASH-it nga burgjet në Siri.

"Duke refuzuar të dënojnë këto veprime qyqare, zyrtarët e HDP-së lavdërojnë terroristët, përfshirë sulmuesit vetëvrasës dhe veprojnë si rekrutues të PKK-së", shtoi ai.

Kjo është arsyeja pse nënat kurde protestojnë jashtë zyrës së HDP në Diyarbakır, theksoi ai, duke iu referuar protestave duke qëndruar ulur që filluan më 3 shtator të vitit 2019 kur tre nëna thanë se terroristët e PKK-së kanë rekrutuar me forcë fëmijët e tyre.

"Perëndimi duhet të ndalojë përhapjen e gënjeshtrave të HDP/PKK-së dhe të thotë të vërtetën", theksoi Altun.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın