“Palestina e lirë” dhe “Vdekje ushtrisë izraelite” brohoriten nga reperi Bob Vylan në festivalin Glastonbury
Për të shprehur solidaritetin me viktimat civile në Gaza, Bob Vylan u shfaq në skenë duke brohoritur “Palestina e lirë”, pas çka publiku ku nuk mungonin as flamujt palestinezë, e mbështetën reperin e njohur duke përsëritur fjalët e tij

Shkup
Në festivalin vjetor Glastonbury, që zhvillohet pranë fshatit Pilton në qarkun Somerset të Anglisë, reperi Bob Vylan doli në skenë duke brohoritur “Palestina e lirë” dhe “Vdekje ushtrisë izraelite”, duke marrë mbështetje edhe nga publiku i shumtë i koncertit, transmeton Anadolu.
Për të shprehur solidaritetin me viktimat civile në Gaza, Bob Vylan u shfaq në skenë duke brohoritur “Palestina e lirë”, pas çka publiku ku nuk mungonin as flamujt palestinezë, e mbështetën reperin e njohur duke përsëritur fjalët e tij.
Artisti britanik vijoi duke brohoritur “Vdekje ushtrisë izraelite”, pas çka përmendi edhe sloganin palestinez “Nga lumi deri në det, Palestina do të jetë e lirë”, me anë të të cilës shprehet dëshira për lirinë e Palestinës dhe fundit të pushtimit izraelit në të gjithë Palestinën historike.
Raportohet se BBC ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të festivalit gjatë kohës kur reperi britanik brohoriti në mbështetje të Palestinës.
Nga ana tjetër, ambasada Izraelite në Londër reagoi ndaj deklaratave në këtë festival, duke pretenduar se koncerti bëri thirrje për spastrim etnik të hebrenjve.
Bob Vylan është një reper dhe punk-artist britanik, i njohur për stilin e tij të ashpër, të drejtpërdrejtë dhe politikisht të ngarkuar
Festivali Glastonbury është një nga festivalet më të mëdha, më të famshme dhe më të rëndësishme të muzikës në botë, që zgjat pesë ditë. Ai ka një ndikim të madh kulturor dhe shpesh përfshin mesazhe politike dhe sociale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.