Bota

“Marrëveshje me vlerë qindra miliarda dollarë do të nënshkruhen në forumin amerikano-saudit të investimeve”

Ministri saudit tha se SHBA-ja është investitori më i madh i huaj në Arabinë Saudite, me “një nga çdo katër dollarë të invetuar nga investitorët ndërkombëtar në Mbretërinë e Arabisë Saudite që vjen nga Amerika”

Betül Yılmaz  | 20.11.2025 - Përdıtësım : 20.11.2025
“Marrëveshje me vlerë qindra miliarda dollarë do të nënshkruhen në forumin amerikano-saudit të investimeve”

Stamboll

Ministri saudit i Investimeve, Khalid Al-Falih, ka bërë të ditur se marrëveshje me vlerë qindra miliarda dollarë do të nënshkruhen gjatë Forumit të Investimeve SHBA-Arabia Saudite, i cili u hap në Washington sot, transmeton Anadolu.

“Dje, në Shtëpinë e Bardhë, pamë nënshkrimin e një sërë marrëveshjes strategjike G2G (qeveri me qeveri) në disa fusha, përfshirë ndër të tjera mbrojtjen, inteligjencën artificiale, zinxhirët e furnizimit të mineraleve dhe metaleve kritike”, tha Falih gjatë fjalës së tij në forum.

Ai tha se vizita në Washington e Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, demonstroi “forcën e partneritetit amerikano-saudit dhe ambicien tonë të përbashkët”.

Falih tha se “një hap i rëndësishëm” u ndërmor gjatë diskutimit të së martës në lidhje me “kornizën strategjike amerikano-saudite për përshpejtimin e investimeve, një mekanizëm që mbështet miratimet në kohë të investimeve midis dy vendeve tona”.

“Sot, ne përsëri do të dëshmojmë nisjen e marrëveshjeve inovative të biznesit me vlerë qindra miliarda dollarë, duke theksuar më tej forcën e partneritetit tonë dhe ambicien e përbashkët”, theksoi ai.

Ministri saudit gjithashtu tha se SHBA-ja është investitori më i madh i huaj në Arabinë Saudite, me “një nga çdo katër dollarë të invetuar nga investitorët ndërkombëtar në Mbretërinë e Arabisë Saudite që vjen nga Amerika”.

Forumi, i mbajtur në Qendrën Kennedy në Washington, mblodhi së bashku një gamë të gjerë kompanish, shumë prej të cilave pritet të njoftojnë investime në Arabinë Saudite.

Princi bin Salman dhe presidenti amerikan Donald Trump do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Dje, Trump njoftoi përcaktimin e Arabisë Saudite si një “aleat i madh jashtë NATO-s”, si dhe njoftoi nënshkrimin e një “marrëveshjeje historike strategjike të mbrojtjes”.

Aleatëve të mëdhenj jashtë NATO-s u jepen disa përfitimeve të caktuara të bashkëpunimit tregtar dhe të sigurisë në mbrojtje, duke përfshirë mundësinë për të hyrë në programe të përbashkëta kërkimore dhe zhvillimi me Pentagonin dhe një qasje të privilegjuar në armët, trajnimet dhe kreditë amerikane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın