Bota

“Kjo nuk është historia”: Greta Thunberg përqendrohet te gjenocidi në Gaza pas lirimit nga Izraeli

"Mund të flasë shumë gjatë për keqtrajtimin dhe abuzimet tona në burgimin tonë, më besoni. Por kjo nuk është historia. Më lejoni të jem shumë e qartë, po ndodh një gjenocid para syve tanë, një gjenocid i transmetuar drejtpërdrejtë”, tha Thunberg

Aysu Biçer  | 06.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
“Kjo nuk është historia”: Greta Thunberg përqendrohet te gjenocidi në Gaza pas lirimit nga Izraeli Foto: Costas Baltas/AA

Londër

Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, ka folur publikisht për herë të parë pasi u lirua nga një burg izraelit, ku ajo tha se është rrahur dhe është detyruar që të puth flamurin izraelit, raporton Anadolu.

Thunberg ishte midis 171 personave të deportuar nga autoritetet izraelite pasi u ndaluan për pjesëmarrje në një flotilje ndihmash për në Gaza. Grupi u transportua me aeroplan në Greqi dhe Sllovaki pas lirimit të tyre.

Aktivistët që mbërritën në Greqi u pritën dhe u përshëndetën nga mbështetësit pas përvojës së tyre të hidhur.

Thunberg foli në aeroportin Eleftherios Venizelos në kryeqytetin grek, duke theksuar se përvoja e saj personale nuk ishte ajo që kishte më shumë rëndësi.

“Mund të flasë shumë gjatë për keqtrajtimin dhe abuzimet tona në burgimin tonë, më besoni. Por kjo nuk është historia. Më lejoni të jem shumë e qartë, po ndodh një gjenocid para syve tanë, një gjenocid i transmetuar drejtpërdrejtë”, tha Thunberg.

“Askush nuk ka privilegjin të thotë se nuk jemi në dijeni të asaj që po ndodh. Askush në të ardhmen nuk do të mund të thotë se nuk e dinim”, shtoi ajo.

Thunberg akuzoi Izraelin se “vazhdon të përkeqësojë dhe përshkallëzojë gjenocidin dhe shkatërrimin masiv me gjenocid të qëllimshëm, duke u përpjekur të fshijë një popullsi të tërë, një komb të tërë para jush”.

“Nuk mund t’i largojmë sytë nga Gaza, nga të gjitha vendet e botës që po vuajnë, duke jetuar në ballë të këtij sistemi të zakonshëm... Kongoja, Sudani, Afganistani, Gaza dhe shumë, shumë të tjerë. Ajo që po bëjmë është minimumi i domosdoshëm. Nuk do ta kuptoj kurrë se si njerëzit mund të jenë kaq të këqij. Që ju do të vrisnit qëllimisht me uri miliona njerëz që jetojnë të bllokuar nën një rrethim të paligjshëm si një vazhdim i dekadave të shtypjes dhe aparteidit”, theksoi aktivistja e klimës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.