Bota

Fillojnë aktivitetet për patrullimin e dytë të përbashkët Turqi-SHBA në Munbixh

Elementët ushtarakë të Turqisë dhe SHBA-ve po koordinojnë punimet për patrullimin e dytë të përbashkët në Munbixh

Burak Karacaoğlu  | 08.11.2018 - Përdıtësım : 08.11.2018
 Fillojnë aktivitetet për patrullimin e dytë të përbashkët Turqi-SHBA në Munbixh

Munbixh

MUNBIXH (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe ushtria e SHBA-ve realizojnë aktivitetet për patrullimin e dytë në kuadër të udhërrëfyesit për në Munbixh të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se elementët ushtarakë të Turqisë dhe SHBA-ve po koordinojnë punimet për patrullimin e dytë të përbashkët në Munbixh.

Këto punime elementët ushtarakë të Turqisë dhe SHBA-ve po i zhvillojnë përreth zonës Saxhu Çaji, e cila ndan me njëra tjetrën vijën e frontit të Munbixhit dhe zonën Jarabulus në rajonin e operacionit "Mburoja e Eufratit".

Elementët e dy vendeve aktivitetin e parë të patrullimit të përbashkët e kanë realizuar më 1 nëntor.

Udhërrëfyesi për Munbixhin

SHBA-të dhe Turqia më 4 qershor arritën marrëveshje për tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga Munbixhi i pushtuar, qytet në veri të Sirisë dhe perëndim të lumit Eufrat.

Udhërrëfyesi parashikon që brenda 3 muajve të parë pas 4 qershorit të përfundojnë patrullimet e përbashkëta dhe tërheqjen e plotë të pjesëtarëve të YPG/PKK-së nga rajoni përfshirë edhe ata në qendër të qarkut, si dhe më pas ristrukturimin e këshillave ushtarakë dhe civilë në qendër të qytetit. Pala amerikane ende në fazën e fillimit të udhërrëfyesit shkaktoi vonesa duke i paraqitur si shkas arsyet teknike.

SHBA me 2 nëntor filloi të kryente patrullime edhe me organizatën terroriste YPG/PKK përgjatë kufijve verilindorë të Sirisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me patrullimet e përbashkëta SHBA-YPG/PKK është shprehur se "Ashtu sikurse nuk mund ta pranojmë këtë, një situatë e tillë mund të shkaktojë negativitet serioz në kufi".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın