BALLKANI

Zëvendëskryeministri i Kosovës Bislimi takon përfaqësuesin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anzej Franges

Në takim u diskutua rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon

Agim Sulaj  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Zëvendëskryeministri i Kosovës Bislimi takon përfaqësuesin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anzej Franges Burimi: Zyra e Kryeministrit

Prishtinë

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, transmeton Anadolu.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim u diskutua rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian (BE).

Bislimi falënderoi përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, për bisedën dhe takimin duke i uruar qëndrim të frytshëm në Kosovë.

Franges në këtë takim shoqërohej nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın