Turqia, BALLKANI

Zv/ministri i Jashtëm i Türkiyes vizitoi Mamushën dhe Prizrenin

Yasin Ekrem Serim shkoi në qytetin e Prizrenit, ku vizitoi shkollën fillore “Motrat Qiriazi” ku takoi mësimdhënës dhe nxënës nga komuniteti turk i Prizrenit

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 30.03.2024 - Përdıtësım : 30.03.2024
Zv/ministri i Jashtëm i Türkiyes vizitoi Mamushën dhe Prizrenin Foto: Eren Beksaç/AA

Prizren

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Yasin Ekrem Serim, ka vizituar gjatë ditës dy komuna, atë të Prizrenit dhe atë të Mamushës, për të vendosur kontakte zyrtare, raporton Anadolu.

Në kuadër të vizitës së tij në Mamushë, komunën e vetme turke në Kosovë, zv/ministri Serim takoi kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasnic, si dhe u takua me xhematin e Xhamisë Qendrore të Mamushës ku edhe fali namazin e xhumasë me besimtarët muslimanë.

Më vonë gjatë ditës, Serim shkoi në qytetin e Prizrenit, ku vizitoi shkollën fillore “Motrat Qiriazi” dhe takoi mësimdhënës e nxënës nga komuniteti turk i Prizrenit.

Serim vizitoi gjithashtu edhe selinë e partisë turke Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), dhe u takua me Ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe Kryetarin e KDTP-së, Fikrim Damka, dhe zëvendësin e KDTP Enis Kervan. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për çështje që kanë të bëjnë me komunitetin turk në Kosovë.

Serim, i cili vizitoi monumente të periudhës osmane në sheshin Shatërvan në qendër të Prizrenit, vizitoi edhe Konsullatën e Përgjithshme të Türkiyes në Prizren dhe u takua me konsullin e përgjithshëm Celal Doğan dhe punonjësit e konsullatës.

Në fund të vizitës së tij dyditore në Kosovë, Serim vizitoi edhe Delegacionin Përfaqësues të Türkiyes në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s (KFOR), i vendosur në kazermën “Sulltan Murati” në Prizren. Për aktivitetet e KFOR-it Turk, Serim mori informacion nga kryetari i Delegacionit Përfaqësues Turk, kolonel Sabri Gökhan Karamürsel dhe bëri iftar me ushtarët turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın