BALLKANI

Zv/kryeministri Sali në Kiev: Integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet dhe pjesë e planit strategjik

“Marrëdhëniet bilaterale janë kultivuar ndër vite, integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet dhe pjesë e planit strategjik dhe i përcolla mbështetjen tonë që Ukraina të bëhet sa më shpejt një vend anëtare e NATO-s”, tha zv/kryeministri Sali

Abdulbesar Ademi  | 24.02.2026 - Përdıtësım : 24.02.2026
Zv/kryeministri Sali në Kiev: Integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet dhe pjesë e planit strategjik Foto: Bekim Sali - mediat sociale

Shkup

Zv/kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, gjatë vizitës në Ukrainë ka takuar zv/kryeministrin për Integrim Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Taras Kachka, transmeton Anadolu.

Zyra e zv/kryeministrit njofton se takimi ka qenë në frymë konstruktive, ku është diskutuar për procesin eurointegrues, marrëveshjet tregtare dhe rolin e NATO-s, duke marrë parasysh rëndësinë e Maqedonisë së Veriut si vend anëtare e NATO-s në sigurimin e stabilitetit rajonal.

Në fokus të takimit kanë qenë edhe reformat në drejtësi dhe administratë, agjenda reformuese dhe plani i rritjes.

“Marrëdhëniet bilaterale janë kultivuar ndër vite, integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet dhe pjesë e planit strategjik dhe i përcolla mbështetjen tonë që Ukraina të bëhet sa më shpejt një vend anëtare e NATO-s, duke sjellë paqe dhe stabilitet rajonal”, shkroi zv/kryeministri Sali në rrjetet sociale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.