BALLKANI

Zjarri pranë Omishit në Kroaci jashtë kontrollit, zjarrfikësit shpëtojnë ndërtesa banimi

"Zjarri po përhapet dhe nuk kemi kontroll mbi të, po shpëtojmë shtëpi më shtëpi", tha komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve në Omish, Visheslav Peshiq, duke shtuar se zjarri po përhapet drejt Pisakut dhe Omishit

Zlatan Kapic  | 21.06.2025 - Përdıtësım : 21.06.2025
Zjarri pranë Omishit në Kroaci jashtë kontrollit, zjarrfikësit shpëtojnë ndërtesa banimi

Split

Zjarri që shpërtheu herët këtë mëngjes në zonën e Pisakut dhe Marushiqit, në lindje të Omishit në Kroaci, po përhapet pasi zjarrfikësit nuk janë në gjendje ta vënë nën kontroll, transmeton Anadolu.

Siç raportojnë mediat lokale, Departamenti i Zjarrfikësve Kroat në Omish tha se anëtarët e departamentit të zjarrfikësve janë të angazhuar në shpëtimin e ndërtesave të banimit të rrezikuara.

"Zjarri po përhapet dhe nuk kemi kontroll mbi të, po shpëtojmë shtëpi më shtëpi", tha komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve në Omish, Visheslav Peshiq, duke shtuar se zjarri po përhapet drejt Pisakut dhe Omishit.

"Gjithçka është në rrezik", tha komandanti i zjarrfikësve.

Të gjitha shoqëritë vullnetare të zjarrfikësve dhe të gjitha njësitë publike të zjarrfikësve nga Qarku Split-Dalmaci janë të angazhuara në shuarjen e zjarrit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın