BALLKANI

Zjarri në afërsi të Bllacës mbyll kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

"U bëjmë thirrje qytetarëve të mos drejtohen drejt pikës kufitare të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për të cilën do ta informojmë publikun përkatësisht", apeluan nga ministria

Abdulbesar Ademi  | 07.07.2025 - Përdıtësım : 07.07.2025
Zjarri në afërsi të Bllacës mbyll kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Shkup

Si pasojë e përhapjes së zjarrit në afërsi të Bllacës, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se trafiku në rrugën Stenkovec-Bllacë është ndërprerë plotësisht në të dy drejtimit, përfshirë edhe pika kufitare drejt Kosovës, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në koordinim me institucionet e tjera kompetente po merren masa për shuarjen e zjarrit.

"U bëjmë thirrje qytetarëve të mos drejtohen drejt pikës kufitare të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për të cilën do ta informojmë publikun përkatësisht", apeluan nga ministria.

Zjarri në afërsi të Bllacës është aktiv që dje dhe u përhap shpejt për shkak të erërave dhe temperaturave të larta. Autoritetet po punojnë për shuarjen e tij në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ndërsa qytetarëve u bëhet apel të shmangin zonën derisa situata të stabilizohet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın