BALLKANI

Zjarr i madh në afërsi të Strumicës, era po e përhap në disa drejtime

Sipas pamjeve në rrjetet sociale, në afërsi poshtë zonës së zjarrit vërehen shtëpi të pabanuara, ndërkohë që zjarri po përhapet në mënyrë të pakontrolluar në disa drejtime

Abdulbesar Ademi  | 21.03.2025 - Përdıtësım : 23.03.2025
Zjarr i madh në afërsi të Strumicës, era po e përhap në disa drejtime Foto: AA/Arkiv

Shkup

Një zjarr i madh ka shpërthyer në afërsi të qytetit të Strumicës, përkatësisht pranë varrezave të qytetit dhe fshatit Banicë, transmeton Anadolu.

Sipas njësisë territoriale kundër zjarrit në Strumicë, ekipet janë në terren dhe po mundohen të zbusin zjarrin që po përhapet nga era.

Sipas pamjeve në rrjetet sociale, në afërsi poshtë zonës së zjarrit vërehen shtëpi të pabanuara, ndërkohë që zjarri po përhapet në mënyrë të pakontrolluar në disa drejtime.

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në rrjetet sociale ka njoftuar se zjarri është lokalizuar në anën e Strumicës dhe nuk ka rrezik për shtëpitë në fshatin Banicë.

“Faleminderit ekipit të njësisë territoriale kundër zjarrit dhe të gjithëve që morën pjesë në shuarjen e zjarrit”, shkroi Kostadinov, duke theksuar se po ndjekin zjarrëvënësit dhe do të angazhohen deri në fund që të gjithë të përgjigjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın