BALLKANI

Zjarr i madh në Jazhincë, mbyllet rruga drejt vendkalimit kufitar me Kosovën

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e Jazhincës dhe të lirojnë rrugët për mjetet e shërbimeve të emergjencës, deri në një njoftim të ri

Abdulbesar Ademi  | 15.08.2025 - Përdıtësım : 15.08.2025
Zjarr i madh në Jazhincë, mbyllet rruga drejt vendkalimit kufitar me Kosovën Burimi: Qendra për Menaxhimin e Krizave

Shkup

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në zonën e Jazhincës, duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht rrugën drejt vendkalimit kufitar me Kosovën, transmeton Anadolu.

Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi se në terren janë angazhuar të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova, si dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për ndalimin e përhapjes së flakëve.

Kreu i drejtorisë, Muhamed Ali, së bashku me komandantin e Brigadës, ndodhen në vendngjarje dhe po koordinojnë operacionet.

Për të përforcuar ndërhyrjen, drejt zonës janë nisur edhe avioni ‘Air Tractor’ i drejtorisë dhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Prioritet mbetet mbrojtja e pronave të banorëve dhe shmangia e rrezikut për jetën e tyre.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e Jazhincës dhe të lirojnë rrugët për mjetet e shërbimeve të emergjencës, deri në një njoftim të ri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.