BALLKANI

Zgjedhjet parlamentare në Slloveni: Pjesëmarrja tejkaloi 50 për qind deri në orën 16:00

Deri në orën 16:00 kanë votuar gjithsej 859.909 qytetarë, nga 1.695.196 qytetarë të regjistruar me të drejtë vote.

Elvır Hodzıc  | 22.03.2026 - Përdıtësım : 22.03.2026
Zgjedhjet parlamentare në Slloveni: Pjesëmarrja tejkaloi 50 për qind deri në orën 16:00

Sarajevë

Në zgjedhjet parlamentare në Slloveni deri në orën 16:00 kanë votuar 50,73 për qind e votuesve, që është pak më shumë se në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2022, kur në të njëjtën kohë pjesëmarrja ishte 49,30 për qind, njoftoi drejtori i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Igor Zorçiç, transmeton Anadolu.

Deri në orën 16:00 kanë votuar gjithsej 859.909 qytetarë, nga 1.695.196 qytetarë të regjistruar me të drejtë vote.

Shteti është i ndarë në tetë njësi zgjedhore, secila prej të cilave jep nga 11 mandate deputetësh, gjithsej 88 në parlament, ndërsa dy mandate shtesë zgjidhen për komunitetet kombëtare italiane dhe hungareze.

Për të hyrë në parlament garojnë gjithsej 1.179 kandidatë në 17 lista zgjedhore, me prag zgjedhor prej katër për qind.

Sipas mediave sllovene, votuesit kryesisht zgjodhën mes partisë në pushtet Lëvizja e Lirisë, e udhëhequr nga kryeministri aktual Robert Golob, dhe Partisë Demokratike Sllovene (SDS) të opozitës, të udhëhequr nga Janez Jansha.

Në zgjedhje morën pjesë një spektër i gjerë partish dhe lëvizjesh politike, ndërsa vendvotimet u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00, pas së cilës priten edhe projeksionet e para të rezultateve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın