Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbi 22 për qind pjesëmarrja deri në orën 12:00
Sipas të dhënave zyrtare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja deri në orën 12:00 është 22,25 për qind

Tiranë
Në Shqipëri po vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 mandate, raporton Anadolu.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja deri në orën 12:00 është 22,25 për qind.
Sipas KQZ-së, kjo shifër e pjesëmarrjes i referohet të dhënave nga 2.715 qendra votimi, nga 5.225 në total.
Procesi i votimit filloi në orën 07:00 dhe do të përfundojë zyrtarisht në orën 19:00.
Të drejtën e votës e kanë 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta 114.642 zgjedhës votojnë për herë të parë.
Risia kryesore e zgjedhjeve është votimi nga jashtë Shqipërisë, pasi për herë të parë votojnë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Procesi i votimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit filloi më 15 prill 2025 në rrugë postare.
Zgjedhjet vëzhgohen nga një mision i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Delegacione vëzhguese gjithashtu do të ketë edhe nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe një delegacion nga Parlamenti Evropian, si dhe nga organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.