Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Mbi 28 për qind e qytetarëve morën pjesë në votime deri në ora 15:00
"Deri në orën 15:00 kanë votuar 28,32 për qind apo 558.246 nga 1.970.944 votues", theksoi Elezi

Prishtinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se 28,32 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në ora 15:00, raporton Anadolu.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se procesi zgjedhor në zgjedhjet e përgjithshme po vazhdon pa probleme të cilat do ta cenonin mbarëvajtjen e procesit.
Duke njoftuar se nga 91,21 për qind e të dhënave të përpunuara në mbarë vendin, Elezi tha se "deri në orën 15:00 kanë votuar 28,32 për qind apo 558.246 nga 1.970.944 votues".
Krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, janë rreth 10 mijë vota më pak deri në orën e njëjtë.
Elezi shtoi se gjatë vitit 2021 deri në orën 15:00 kishin votuar 567.934 votues apo 32,32 për qind.
Zëdhënësi i KQZ-së njoftoi edhe për pjesëmarrjen në votime në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit. Ai tha se numri i votuesve 20.324 votues të regjistruar në 30 përfaqësi të Kosovës kanë votuar 15.352 votues apo 75,54 për qind.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.