BALLKANI

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Deri në ora 11:00 votuan 8,58 për qind e votuesve

"Duke u mbështetur në të dhënat nga 2.343 vendvotime nga gjithsej 2.533, deri në 11:00 kanë votuar 8.58 për qind apo 169.032 votues", ka thënë Radoniqi

Agim Sulaj  | 09.02.2025 - Përdıtësım : 09.02.2025
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Deri në ora 11:00 votuan 8,58 për qind e votuesve Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se 8,58 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në territorin e Republikës së Kosovës e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre deri në orën 11:00, raporton Anadolu.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se krahasuar me zgjedhjet e kaluara të parakohshme, më 2021 deri në orën 11:00 patën votuar 8,30 për qind e votuesve apo 145.650 qytetarë.

"Duke u mbështetur në të dhënat nga 2.343 vendvotime nga gjithsej 2.533, deri në 11:00 kanë votuar 8,58 për qind apo 169.032 votues", ka thënë Radoniqi.

Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2.075.868 votues, prej të cilëve 1.970.944 votues janë votues që do të mund të votojnë sot brenda Kosovës, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes.

Numri i qendrave të votimit të cilat janë hapur sot është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt, me gjithsej 2.533 vendvotime, dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht (nga një për çdo komunë), me gjithsej 56 vendvotime.

Gjithsej 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë të certifikuar nga KQZ-ja janë pjesë e garës zgjedhore. Në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.