BALLKANI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 30,26 për qind dalja në votime deri në orën 15:00

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote në këtë raund kanë 1.013.375 qytetarë.

Shpetim Hiseni  | 02.11.2025 - Përdıtësım : 02.11.2025
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 30,26 për qind dalja në votime deri në orën 15:00 Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa deri në orën 15:00, dalja në votime ka arritur në 30,26 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media, KSHZ-ja tha se llogaritja është bërë sipas të dhënave të përpunuara nga 93,59 për qind e vendvotimeve që kanë arritur deri te ky institucion.

Sipas KSHZ-së, të drejtë vote në këtë raund kanë 1.013.375 qytetarë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve qytetarët po përzgjedhin kryetarët e 32 komunave dhe të Qytetit të Shkupit.

Raundi i parë, i zhvilluar më 19 tetor, rezultoi me zgjedhjen e 44 kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë.

Votimi, i cili filloi në orën 07:00, do të mbyllet në orën 19:00.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın