BALLKANI

Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje feston fitoren në qendër të Prishtinës

"Do të bëjmë edhe shumë të tjera në përputhje më zotimet tona në jug, në veri, në lindje e perëndim, cep më cep republikës tonë, për gjithë qytetarët, pa lënë asnjë prapa", tha Kurti

Agim Sulaj  | 10.02.2025 - Përdıtësım : 10.02.2025
Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje feston fitoren në qendër të Prishtinës Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kandidat edhe për një mandat në këtë pozitë nga Lëvizja Vetëvendosje bashkë me anëtarët tjerë të partisë, kanë mbajtur tubim me qytetarët në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë për të festuar fitoren në zgjedhjet e përgjithshme, raporton Anadolu.

Kryeministri Kurti duke folur para qytetarëve, tha se rezultatet preliminare tregojnë që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

"Ne do t’i vazhdojmë punët e mira të cilat i kemi nisur në këtë katërvjeçar. Do të bëjmë edhe shumë të tjera në përputhje me zotimet tona në jug, në veri, në lindje e perëndim, cep më cep republikës tonë, për gjithë qytetarët, pa lënë asnjë prapa", tha Kurti.

"Ajo që dihet nga rezultatet preliminare është që edhe sikur t’i bëjmë bashkë PDK-në dhe LDK-në, nuk bëjnë bashkë sa Vetëvendosja jonë", shtoi Kurti.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të publikuara në ueb-faqen zyrtare, nga 73,04 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë partia e parë me 41,99 për qind të votave.

Pas saj, subjekti i dytë më i madh është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22,68 për qind.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,90 për qind.

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma ka marrë 7,56 për qind, ndërsa partia Lista Serbe ka marrë 2,98 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın