Zëvendësministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë vizitë në Shqipëri
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Anila Denaj, ka pritur në takim delegacionin turk të kryesuar nga zëvendësministri Bağcı, ndërkohë, pjesë e takimit ishte edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay
Tiranë
Zëvendësministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ahmet Bağcı, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë që është takuar me zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, transmeton Anadolu.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Anila Denaj, ka pritur në takim delegacionin turk të kryesuar nga Bağcı, ndërkohë, pjesë e takimit ishte edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay.
Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Denaj ka theksuar se mes dy vendeve është nënshkruar Plani i Veprimit për Zhvillimin e Sigurimeve në Bujqësi.
"Me nënshkrimin e Planit të Veprimit për Zhvillimin e Sigurimeve në Bujqësi, synojmë zgjerimin e bashkëpunimit për sigurimet bujqësore, shkëmbimin e ekspertizës dhe asistencës teknike, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e mbështetjes shtetërore për fermerët", ka shkruar Denaj.
Sipas Denajt, ky është një hap i rëndësishëm drejt një sistemi sigurimesh më të qëndrueshëm dhe efikas, sipas saj duke garantuar më shumë mbrojtje financiare për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
