BALLKANI

YTU Yildiz Teknopark do të hapë zyrë në Shkup

Si pjesë e bashkëpunimit me IBU-n, Zyra e YTU Yildiz Teknopark Shkup, që do të vendoset në kampusin e IBU-s në Shkup, do të shërbejë si stacioni i ri për të gjitha operacionet aktuale ndërkombëtare të Teknopark

Muhammet Fatih Kabasakal  | 29.10.2025 - Përdıtësım : 29.10.2025
YTU Yildiz Teknopark do të hapë zyrë në Shkup Burimi: YTÜ Yıldız Teknopark

Stamboll

Yildiz Teknopark i Universitetit Yildiz Teknik (YTU) nga Turqia, në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), do të hapë zyrën e tij në Shkup për t'u bërë një qendër e re për sipërmarrësit turq në rajon, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga universiteti, YTU Yildiz Teknopark, i cili promovon markat teknologjike të Turqisë në shkallë globale me zyrat e tij ndërkombëtare në Londër, Dubai, Tashkent dhe Amsterdam, po krijon lidhje të re në këtë rrjet në Shkup.

Si pjesë e bashkëpunimit me IBU-n, zyra e YTU Yildiz Teknopark Shkup, që do të vendoset në kampusin e IBU-s në Shkup, do të shërbejë si stacioni i ri për të gjitha operacionet aktuale ndërkombëtare të Teknopark.

Duke shtuar Ballkanin në ekosistemin global të teknologjisë me zyrën e saj në Shkup, YTU Yildiz Teknopark do të bashkojë sipërmarrësit turq me investitorë ndërkombëtarë dhe partnerë rajonalë të biznesit në rajon me vizionin e saj "nga lokali në global".

Me protokollin e bashkëpunimit të nënshkruar midis rektorit të IBU-s, prof.dr. Lutfi Sunar dhe kryetarit të Bordit të YTU Yildiz Teknopark dhe rektorit të YTU-së, prof. dr. Eyup Debik, kompanitë në Turqi do të kenë mundësinë të hapin zyra, të zbatojnë projekte dhe të zhvillojnë bashkëpunime rajonale në Maqedoninë e Veriut.

Sipërmarrësit që operojnë brenda zyrës jo vetëm që do të kenë qasje të lehtë në tregun ballkanik, por do të përfitojnë edhe nga infrastruktura e ofruar nga universiteti.

Drejtori i Përgjithshëm i YTU Yildiz Teknopark, doç. dr. Muhammet Garip dhe zëvendësrektori i YTU-së, prof. dr. Huseyin Yilmaz, morën pjesë gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur si pjesë e bashkëpunimit. Pas ceremonisë, u prezantua infrastruktura shkencore e universitetit dhe u zhvillua një tur gjithëpërfshirës vlerësimi i fushave të mundshme të bashkëpunimit.

Zyra e YTU Yildiz Teknopark në Shkup synon të jetë një portë hyrëse për fuqinë teknologjike dhe sipërmarrëse të Turqisë në Ballkan. Ura midis IBU-së dhe YTU Yildiz Teknopark synon të krijojë mundësi të reja për sipërmarrësit dhe të krijojë vlerë të përbashkët duke bashkuar njohuritë akademike dhe ekosistemin e inovacionit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.