BALLKANI

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Paris

Xhudistja kosovare triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, para mijëra shikuesve të pranishëm

Agim Sulaj  | 07.02.2026 - Përdıtësım : 07.02.2026
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Paris Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK)

Prishtinë

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në Grand Slamin e Parisit, transmeton Anadolu.

Medalistja e dyfishtë olimpike e nisi mbarë vitin 2026, duke zënë vendin e parë në Paris në garën e xhudos për femra -52 kg.

Xhudistja kosovare triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, para mijëra shikuesve të pranishëm.

Duke uruar Krasniqin për fitoren, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e vlerësoi këtë rezultat si fillim të mbarë të xhudistet për lojërat olimpike Los Angeles 2028.

Pjesë e garës në Paris janë 488 xhudistë nga 78 vende të ndryshme, ndërsa kjo është gara e parë e vitit në Turin Botëror të Xhudos.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın