BALLKANI

Vuçiq: Zgjedhje parlamentare në Serbi do të mbahen më së voni brenda një viti

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi u mbajtën në vitin 2023

Senita Sehercehajic  | 01.12.2025 - Përdıtësım : 01.12.2025
Vuçiq: Zgjedhje parlamentare në Serbi do të mbahen më së voni brenda një viti

Sarajevë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se vendi ka hyrë në një vit zgjedhor dhe se e vetmja pyetje që mbetet është nëse zgjedhjet presidenciale do të mbahen së bashku me zgjedhjet parlamentare, transmeton Anadolu.

Vuçiq tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më së voni brenda një viti dhe se institucionet kompetente do të vendosin nëse zgjedhjet presidenciale do të mbahen në të njëjtën kohë.

"Sot kemi hyrë zyrtarisht në vitin zgjedhor dhe nuk ka dyshim se do të kemi zgjedhje brenda një viti më së voni", tha Vuçiq në një deklaratë për mediat në fshatin Toliq të qytetit Mionicës, sipas mediave lokale.

Ai shtoi se po bëhen përgatitjet për zgjedhjet, për të parë se kush po merr pjesë në zgjedhje, sa lista dhe në çfarë mënyre si dhe cilët janë kandidatët.

"Dhe të shohim nëse do të ketë vetëm zgjedhje parlamentare apo nëse zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen së bashku. Por, institucionet kompetente do të marrin një vendim për këtë", shtoi ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi u mbajtën në vitin 2023.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.