Vuçiq: Serbia dëshiron të jetë mikpritëse e takimit Trump-Putin
“Trump mori mbështetjen më të madhe në Evropë nga Serbia gjatë periudhës zgjedhore. Putin është gjithashtu shumë i popullarizuar në Serbi”, tha presidenti serb
Ankara
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vendi i tij dëshiron të jetë vendi i takimit midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë për një kanal televiziv, Vuçiq rikujtoi se Trump ka njoftuar se po punonohet për organizimin e një takimi me Putinin, duke shtuar: “Trump mori mbështetjen më të madhe në Evropë nga Serbia gjatë periudhës zgjedhore. Putin është gjithashtu shumë i popullarizuar në Serbi”, tha ai.
Vuçiq, i cili deklaroi se do të takohet me administratën Trump, tha: “Serbia është e gatshme të jetë mikpritëse e takimit midis Trumpit dhe Putinit. Ne jemi plotësisht të përgatitur dhe garantojmë sigurinë e dy liderëve”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
