BALLKANI

Vuçiq e quan takimin e tij me Netanyahun si "të mirë dhe domethënës"

Presidenti serb Vuçiq u takua me kryeministrin izraelit Netanyahun në New York, ku po zhvillohet sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Shpetim Hiseni  | 26.09.2025 - Përdıtësım : 26.09.2025
Vuçiq e quan takimin e tij me Netanyahun si "të mirë dhe domethënës" Burimi: Aleksandar Vuçiq/Facebook

Shkup

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi si "të mirë dhe domethënës" takimin e tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Vuçiq u takua me Netanyahun në New York, ku po zhvillohet sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pas takimit, presidenti serb shkroi në rrjetet sociale se ka pasur një "takim të mirë dhe domethënës" me kryeministrin izraelit.

"Veçanërisht e rëndësishme ishte që ngritëm çështjen e arritjes së një marrëveshjeje për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Izraelit, gjë që do të përbënte një hap të madh në zhvillimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen", shkroi Vuçiq.

Ndërkohë, ndërsa gjenocidi në Rripin e Gazës po vazhdon, shumë media shkruajnë për tregti armësh midis Izraelit dhe Serbisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.