BALLKANI

Vuçiq dhe Dodik nga Banja Lluka bëjnë thirrje për dialog

Vuçiq tha se "Serbia gjithmonë dhe në çdo kohë do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në ruajtjen e paqes, por Serbia do të qëndrojë gjithmonë pranë Republikës Srpska, pranë popullit të saj"

Kemal Zorlak  | 27.02.2025 - Përdıtësım : 27.02.2025
Vuçiq dhe Dodik nga Banja Lluka bëjnë thirrje për dialog

Banja Llukë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kreun e entitetit Republika Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se Serbia do të bëjë çmos për të ndihmuar në ruajtjen e paqes, por gjithashtu do të qëndrojë gjithmonë në krah të Republikës Srpska, raporton Anadolu.

Vizita e Vuçiqit në Banja Llukë vjen pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës, e cila e dënoi Milorad Dodikun me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur postin.

“Sot situata dhe realiteti janë krejtësisht të ndryshme. Sot gjithçka ka ndryshuar. Jo vetëm në thelb, faktikisht, por edhe emocionalisht, si në popullin serb, ashtu edhe në mesin e pjesëtarëve të të gjithë popujve të tjerë. Dhe kjo nuk është e lehtë për t'u tejkaluar”, tha Vuçiq.

Vuçiq paralajmëroi seancë të Kuvendit të Serbisë në të cilën do të flasë Milorad Dodik, si dhe një iniciativë të mundshme për një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai tha se kishte ardhur për t'i kërkuar Dodikut dhe udhëheqjësisë së entitetit që të ftojnë edhe një herë në dialog të gjithë përfaqësuesit e autoriteteve dhe të gjithë aktorët politikë në BeH.

“Kam ardhur të kërkoj nga presidenti Dodik që të fillojë dialogun, të fillojë bisedimet, të tregojë përkushtimin serb për paqen, për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut dhe jo me kërcënime dhe shantazhe”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se i kërkoi Dodikut dhe aktorëve të tjerë politikë në Republikës Srpska për bashkim dhe unitet për çështjet kyçe.

"Është e rëndësishme që ne të kemi atë lloj uniteti për çështjet kryesore kombëtare", tha ai.

Vuçiq shtoi se "Serbia gjithmonë dhe në çdo kohë do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në ruajtjen e paqes, por Serbia do të qëndrojë gjithmonë pranë Republikës Srpska, pranë popullit të saj".

Në fokus të fjalimit të Dodikut ishin edhe thirrjet për bisedë dhe dialog.

"Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur paqen. U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve në Republikën Srpska, para së gjithash, të ruajnë stabilitetin, të ruajnë paqen. Ne nuk po sulmojmë askënd. Ne nuk kemi plane luftarake. Nuk kemi asgjë në këtë drejtim dhe as nuk po përgatisim plane apo burime të veçanta për një gjë të tillë. Dhe ne jemi gati të flasim, por jo të shpërfillemi”, tha Dodik.

Ai theksoi se ishte i gatshëm të bisedonte me të gjithë përfaqësuesit e popullit boshnjak dhe kroat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın