BALLKANI

Vuçiç: Serbia do të marrë pjesë në rindërtimin e qyteteve në Ukrainë

Vuçiç tha se Serbia ka ofruar kushtet më të mira të mundshme për civilët që ikin nga Ukraina si dhe të gjitha të drejtat për leje qëndrim dhe punë, në përputhje me rregullat e BE-së

Gorana Jakovljevic  | 18.05.2022 - Përdıtësım : 18.05.2022
Vuçiç: Serbia do të marrë pjesë në rindërtimin e qyteteve në Ukrainë

Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i sapoemëruar i Ukrainës, Volodymyr Tolkach dhe i uroi mirëseardhje në Serbi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç shprehu keqardhje të sinqertë për situatën në Ukrainë dhe e informoi ambasadorin Tolkach për qëndrimet e Qeverisë së Serbisë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai theksoi se Serbia është e përkushtuar për respektimin e parimeve të integritetit territorial dhe sovranitetit të shteteve si një nga parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare të përfshira në Kartën e OKB-së dhe se në këtë kuptim respekton integritetin territorial të Ukrainës.

"Serbia është e ekspozuar ndaj pozitës joparimore të një pjese të botës kur bëhet fjalë për pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova dhe falënderoi Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë", tha Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia ka ofruar kushtet më të mira të mundshme për civilët që ikin nga Ukraina si dhe të gjitha të drejtat për leje qëndrimi dhe punë, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, madje edhe në një nivel më të lartë. Presidenti serb Vuçiç njoftoi se së shpejti me ambasadorin Tolkach do të vizitojnë refugjatët ukrainas në vend, njoftoi Shërbimi për bashkëpunim me media i presidentit të Serbisë.

Tolkach falënderoi për ndihmën humanitare që Serbia ofron për civilët ukrainas të rrezikuar si dhe për ndihmën financiare.

Vuçiç njoftoi se Serbia do të marrë pjesë në rindërtimin e qyteteve në Ukrainë.

“Presidenti përsëriti se Serbia, në përputhje me politikën e saj konsistente, është e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe në këtë kuptim mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë negociatat”, thuhet në njoftim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın