Voton kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
“Uroj e besoj dhe punojmë që Legjislatura e Dhjetë të konstituojë sa më shpejtë Kuvendin e ardhshëm dhe njëkohësisht ta formojë qeverinë e re”, tha Kurti.
Prishtinë
Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës (UP), ka votuar kandidati për kryeministër nga partia Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Anadolu.
Kandidati për kryeministër, njëherësh kryeministër në detyrë, Kurti, në fjalën e tij para mediave pas votimit, u bëri thirrje gjithë qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e votës.
Kurti tha se qytetarët duhet të votojnë për t’u përcaktuar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.
“Uroj e besoj dhe punojmë që Legjislatura e Dhjetë të konstituojë sa më shpejtë Kuvendin e ardhshëm dhe njëkohësisht ta formojë qeverinë e re”, tha Kurti.
Kurti shprehu shpresën se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje do të jetë masive për shkak se pjesëmarrja masive reflektohet në cilësinë e zgjedhjes dhe legjitimitetin e institucioneve.
Ai u pyet edhe për çështjen e koalicioneve, por tha se për shkak që partitë e tjera nuk pranuan koalicione pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, sot vendi është në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kurti në procesin e votimit u shoqërua nga bashkëshortja e tij.
