BALLKANI

Vijon numërimi i votave, partia opozitare maqedonase kryeson në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, KSHZ-ja njofton se VMRO-DPMNE-ja udhëheq me 40,04 për qind të votave, ndjekur nga koalicioni Fronti Evropian me 16,59 për qind të votave, LSDM-ja me 13,61 për qind dhe koalicioni VLEN me 13,6 për qind

Abdulbesar Ademi  | 08.05.2024 - Përdıtësım : 08.05.2024
Vijon numërimi i votave, partia opozitare maqedonase kryeson në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare

Shkup

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i Maqedonisë së Veriut ka filluar me publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, sipas të cilave kryeson partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, transmeton Anadolu.

Në zgjedhjet parlamentare, në bazë të rreth 60 për qind të votave të numëruara, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, udhëheq me 63,98 për qind apo 293.937 vota, ndërsa presidenti aktual nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, ka grumbulluar 29,76 për qind apo 136.478 vota.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, në bazë të afër 60 për qind të votave të numëruara, KSHZ-ja njofton se VMRO-DPMNE-ja udhëheq me 40,04 për qind të votave, ndjekur nga koalicioni Fronti Evropian me 16,59 për qind të votave, LSDM-ja me 13,61 për qind dhe koalicioni VLEN me 13,6 për qind.

Sot, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet parlamentare së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.