BALLKANI

Vendoset pastaj largohet flamuri i Palestinës në qendër të Prishtinës

Flamuri i madh palestinez kishte të mbishkruar në gjuhën angleze “Liri për Palestinën”

Agim Sulaj  | 12.11.2023 - Përdıtësım : 13.11.2023
Vendoset pastaj largohet flamuri i Palestinës në qendër të Prishtinës

Prishtinë

Në prag të ndeshjes së Kosovës me Izraelin në futboll në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, është vendosur flamuri i Palestinës në një hotel në qendër të Prishtinës, por pas pak kohe është larguar, transmeton Anadolu.

Flamuri i madh palestinez disametërsh kishte të mbishkruar në gjuhën angleze “Liri për Palestinën”.

Ai u vendos përkrah flamurit ukrainas i cili po qëndron tash e disa muaj në të njëjtin vend me mbishkrimin “Liri për Ukrainën”.

Këtë flamur e vendosi organizata joqeveritare “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” në Kosovë, i cili shkroi nëpërmjet rrjeteve sociale se vendosja e këtij flamuri është akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri.

Organizata tha se “qëndrojmë të bashkuar/a dhe të vendosur/a të kundërshtojmë dhe luftojmë çdo okupim, kolonizim dhe racializim të popujve”.

“Megjithatë, flamuri i Palestinës u hoq shumë shpejt pas vendosjes. Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Ata thanë se ky aksion është në vazhdën e intervenimeve publike në solidaritet me Palestinën, e organizuar nga grupe dhe aktivistë të pavarur.

Ditë më parë, kjo organizatë bashkë me një numër qytetarësh, marshuan në sheshet e kryeqytetit kosovar duke bërë thirrje të ndalet lufta ndaj civilëve në Palestinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın