Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në një fabrikë në Gjakovë
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për persona të lënduar, megjithëse zjarri ishte i përmasave të mëdha, flakët e të cilët akoma po luftohen nga ekipet zjarrfikëse
Shkup
Një zjarr i përmasave të mëdha pasditen e sotme ka përfshirë një objekt të një fabrike në qytetin e Gjakovës, ku tashmë për disa orë vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve, transmeton Anadolu.
Sipas autoriteteve të policisë, objekti i fabrikës është përfshi nga flakët rreth orës 16:50, pas çka reaguan menjëherë policia dhe njësitë e zjarrfikësve për të shuar flakët.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për persona të lënduar, megjithëse zjarri ishte i përmasave të mëdha, flakët e të cilët akoma po luftohen nga ekipet zjarrfikëse.
Zv/komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë, Fitim Agushi, për mediat lokale tha se për shkak të intensitetit të zjarrit është kërkuar ndihmë edhe nga njësitë e zjarrfikësve të komunave të tjera.
Sipas autoriteteve, vlerësimi i plotë i gjendjes dhe i dëmeve do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
