BALLKANI

Vala e të nxehtit përfshin Kosovën, institucionet japin rekomandime

- Për të freskuar kalimtarët, një prej lokaleve në qendër të qytetit ka vendosur një tabelë për të njoftuar se japin ujë me akull falas.

Agim Sulaj  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Vala e të nxehtit përfshin Kosovën, institucionet japin rekomandime Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Një valë e nxehtit dhe temperaturave të larta po e përcjellë Kosovën ditët në vijim, raporton Anadolu.

Qarkullimi i këmbësorëve në rrugët e kryeqytetit ka rënë dukshëm si shkak edhe i paralajmërimeve të institucioneve për temperaturat që mund të shkaktojnë probleme, sidomos tek kategoritë e veçanta.

Në sheshet e Prishtinës, këmbësorët pushojnë në stolet anësore, në hijet e lisave të shesheve, ndërsa ka edhe nga ata të cilët ecjen e bëjnë me masa mbrojtëse, si kapela dhe syze dielli apo edhe me çadra.

Për të freskuar kalimtarët, një prej lokaleve në qendër të qytetit, ka vendosur një tabelë për të njoftuar se japin ujë me akull falas.

Gjithashtu, një cisternë me ujë të pusit u shfaq duke ujitur bimët në kopshtet që rrethojnë qendrën e Prishtinës.

Instituti i Kosovës për Shëndetësi Publike i Kosovës (IKSHPK), tha se vala e të nxehtit që po dominon këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme.

IKSHPK dha rekomandime që qytetarët të qëndrojnë larg të nxehtit duke shmangur daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë ditës, kalimin për dy deri në tre orë në vend të freskët, mbajtjen e shtëpive freskët, fikjen e pajisjeve elektrike, e të tjera.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın